Hakerimi “kalon” në Rusi, arrestohet specialisti kryesor i FSB-së për sigurinë kibernetike
Hakerat rusë të instruktuar nga Kremlini u bënë çështje kryesore e zgjedhjeve presidenciale amerikane, por një zhvillim i fundit në Rusi mund të ndryshojë optikën rreth kësaj teme. Mediat ruse raportojnë se policia e këtij vendi ka arrestuar së fundmi një nga specialistët kryesorë për sigurinë kibernetike në Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili akuzohet se u ka kaluar informacione shërbimeve sekrete amerikane. Një ngjarje që risjell klimën e Luftës së Ftohtë.
Emri i personit është Sergei Mikhailov dhe siç raportojnë mediat ruse, FSB-ja dyshon se ai u ka kaluar agjencive amerikane të dhëna për Vladimir Formenkon dhe kompaninë e tij “King Servers”, që është akuzuar nga SHBA si “neksusi informativ” i hakerave që dyshohet se sulmonin për llogari të Rusisë.
Bashkë me Mikhailov janë arrestuar edhe Ruslan Stoyanov, kreu i hetimeve të krimit kibernetik në kompaninë “Kaspersky” dhe Dimitry Dokuachev që thuhet se ka punuar në të njëjtën njësi të FSB-së me Mikhailov. Kompania në fjalë deklaron se arrestimi i personit në fjalë nuk ka të bëjë me të, pasi ai po hetohet për një periudhë kohore përpara punësimit në të.
https://themoscowtimes.com/news/americas-alleged-spy-in-the-heart-of-russian-cybersecurity-56945
Për Mikhaliov media e njohur ruse “The Moscoë Times” sugjeron një përmbledhje të shtypit rus sipas të cilit specialisti në fjalë ka gjasa të jetë anëtar i grupimit “Anonymous International”, që në Rusi njihet si “Shaltai Boltai”.
Media në fjalë cilëson se Anonymous ka publikuar të dhëna në vitet e kaluara të personazheve që me lidhje në Kremlin. Duke referuar televizonin Tsargrad, i afërt me Kremilinin, MT shkruan se mediat spekullojnë se pas grupimt në fjalë, pra edhe Mikhailov qëndron CIA me synimet e saj në zgjedhjet presidenciale ruse. Ishtte ky grup që publikoi të dhëna për Yevgeny Prigozhin dhe “fabrikën e trollëve” që ai financon për llogari të Kremlinit. Po kështu Anonymous, apo Shaltai Boltai ka publikuar edhe një kopje të fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin për Vitin e Ri, përpara se ai ta lexonte.
Nuk është e qartë se çfarë qëndron në fakt pas këtij aktiviteti, por arrestimi i djeshëm përligjet njëfarësoj edhe nga kërcënimet e Barack Obamës dhe Joe Biden, që deklaruan se “SHBA do të hakmerret ndaj Rusisë” duke nënkuptuar sulme kibernetike, si ato për të cilat u akuzua Kremlini.
https://themoscowtimes.com/news/the-us-spy-just-arrested-in-russia-is-al...
Add new comment