Mbyllet KickassTorrents

Postuar në 24 Korrik, 2016 23:53

Byroja Federale e Hetimit – FBI – “i ka vënë drynin” faqes së njohur dhe të shumëpërdorur në botë “KickassTorrents”, e konsideruar si faqja më e madhe për shpërndarëse materialesh. Ajo ishte nën administrim të 30 vjeçarit ukrainas, Artem Vaulin, një pirat kibernetik dhe renditej e 69 në internet me më shumë se 50 milionë vizitorë çdo muaj. Nga një përllogaritje e bërë studiot e muzikës dhe të filmave humbisnin nga kjo faqe, pra nga oferta fala ilegale e saj, më shumë se 1 miliardë dollarë.

Vaulin u arrestua në Poloni ndërkohë që në Çikago, gjykata federale vendosi bllokimin e 7 domaineve të asociuara me KickassTorrent. Në fund edhe sentenca morale: “Siberkriminelët mund të fshihen, por ata nuk mund t’i shpëtojnë drejtësisë”, citohet zv.Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, Leslie Caldëell. Nëse dënohet Vaulin rrezikon 25 vite burg.

Për të gjithë ata që kanë shfrytëzuar KT, keqardhje, por 1 miliardë dollarë është zullum i madh. Edhe pse Vaulin ishte shumë zemërgjerëwink

 

http://foreignpolicy.com/2016/07/22/the-feds-brought-down-the-worlds-big...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.