Dispozitë e re në draftin e reformës? Basha: Propozohet që kandidaturat për gjyqtarë të skualifikohen vetëm mbi bazë dyshimesh nga ONM

Postuar në 19 Korrik, 2016 23:49

Një tjetër spirale tensioni në negociatat për reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” për të deklaruar se është shtuar nga PS-ja një nen i ri, i cili sipas kreut demokrat është poshtërues. “Është i papranueshëm propozimi që gjatë procesit të vetingut një kandidat për në gjyqësor të përjashtohet bazuar mbi dyshime nga Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Kjo është një dispozitë poshtëruese. Një dispozitë e tillë poshtëruese do të hiqet dhe do të bjerë.  Sovranitetin nuk e shtrojmë si një çështje izolimi por si një çështje kushtetuese. Vetingu do të bëhet nga institucionet kushtetuese. Ndërkombëtarët kanë vetëm detyra rekomanduese. Kjo është një detyrim kushtetues...Nuk jemi në funksion të asnjë partie politike dhe aq më tepër qeveritare. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë marrëveshje me LSI dhe Metën” – tha Basha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.