monitorimi nderkombetar
Dispozitë e re në draftin e reformës? Basha: Propozohet që kandidaturat për gjyqtarë të skualifikohen vetëm mbi bazë dyshimesh nga ONM
Një tjetër spirale tensioni në negociatat për reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” për të deklaruar se është shtuar nga PS-ja një nen i ri, i cili sipas kreut demokrat është poshtërues. “Është i papranueshëm propozimi që gjatë procesit të vetingut një kandidat për në gjyqësor të përjashtohet bazuar mbi dyshime nga Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Kjo është një dispozitë poshtëruese.