Drejt një lufte të re mes Izraelit dhe Libanit

Postuar në 15 Korrik, 2016 08:04

Një luftë e tretë mes Izraelit dhe Libanit mund të jetë shumë afër. Lufta e dytë e vitit 2006 pati vetëm një aspekt pozitiv për Izraelin: vonoi luftën e tretë mes të dyja vendeve. Kështu shkruan gazeta izraelite “Haartez” sipas së cilës edhe mosreagimi i deritanishëm i grupit shiit Hezbollah, lidhet me direktivat e Iranit për të mos u angazhuar. Një arsye për këtë ishte edhe përfshirja e Iranit dhe Hezbollahut në luftën e Sirisë. Përballja mes Telavivit dhe Hezbollahur vjen si pasojë e natyrshem e rënies së kapaciteteve ushtarake irake dhe siriane, që përbënin dy kërcënimet kryesore për Izraelin. Hezbollah numëron dhjetëra mijëra luftëtarë, dhe një armatim që përfshin mijëra raketa. Sipas “Haaretz” dhe forcat izraelite janë fuqizuar ndjeshëm që nga viti 2006 dhe është pothuajse e sigurtë se rezultati do të anojë nga këto të fundit. Por e sigurtë është edhe se Hezbollah ka aftësinë dhe kapacitetet të shkatërrojë jetën e përditshme të izraelitëve, paqen relative të tyre. Dhe kjo nuk është pak në një rajon që zhrumon nga konfliktet.  

 

http://www.haaretz.com/opinion/.premium-1.730767

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.