Ngre krye populizmi, Orban paralajmëron referendum në vjeshtë për emigracionin
I përforcuar pas tronditjes që shkaktoi vota në favor të tërheqjes e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban insiston në planin e tij për të organizuar në vjeshtë një referendum mbi Migracionin. Diplomatët evropianë konsiderojnë se kjo është një nga betejat e ardhshme të Brukselit kundër politikanëve populistë.
53 vjeçari Orban, kryeministri i Hungarisë nga viti 2010 është përplasur në mënyrë të përsëritur me BE-në për pavarësinë e gjykatave dhe bankës qendrore trajtimin e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe ndërtimin e një gardhi në Hungarinë jugore.
Konflikti tjetër në është risistemimi i kuotave të emigrantëve në të gjitha vendet e BE-së, plan që është përgatitur nga Komisioni Evropian. Orban e karakterizon këtë projekt një nismë të burokratëve në Bruksel, që nuk kanë asnjë kontakt me realitetin dhe që cënojnë kompetencat kombëtare të shteteve anëtare. "Ne duhet të japim një betejë për t’i provuar botës se është e mundur të krijojmë një politikë emigracioni të BE-së që është në përputhje me interesat kombëtare të Hungarisë", theksoi Orban pas votimit në favor të referendumit Brexit më 23 qershor.
"Do të jetë një luftë e gjatë , e cila nuk mund të sigurohet pa një referendum", nënvizon Orban duke thënë se vendi i tij dëshiron të mbetet në BE, por me fuqitë më shumë kombëtare. Orban është duke u përpjekur për të mobilizuar aleatët e Hungarisëj, si Sllovakia, e cila gjithashtu kundërshton planin e zhvendosjes së emigrantëve.
"Ne kemi një problem të madh me reformën e propozuar të sistemit të Dublinit," tha kryeministri sllovak Robert Fico. "Ne mendojmë se është një reformë pa kuptim, sepse ajo thjesht vazhdon të ndajë Evropën, pasi (vendet anëtare) do të duhet të paguajnë 250,000 euro për secilin emigrant që do të refuzojnë të marrin," shtoi ai. Referendumi në Hungari pritet të përkojë me fillimin e negociatave të Britanisë me BE-në për tërheqjen e saj. Kritikët Orban karakterizojë zgjedhjen kohë oportuniste.
Add new comment