Rusia e përgatitur përballë tankeve amerikane në Europën Lindore
Pse reagon e përmbajtur Moska pas konkretizimit të planeve amerikane për stacionimin e një brigade tankesh në Europën Lindore? Tendosjet mbeten megjithëse nuk ka konfrontim si në kohën e Luftës së Ftohtë. Aleksander Grushko, përfaqësuesi i Moskës në NATO, Bruksel në një prononcim për Deutsche Welle-n i kritikoi planet amerikane duke bërë fjalër "për hap tjetër që forcon kalimin e NATO-s në modele konfrontuese". Grushko përmendi në këtë drejtim "lëvizjet e rregullta të trupave, trajnimet, mbikqyrjen ajrore, forcimin e aktiviteteve në Detin Balltik dhe Detin e Zi, ngritjen e shtabeve të reja, modernizimin e infrastrukturës ushtarake." Diplomati rus kritikon, se të gjitha këto e dobësojnë sigurinë europiane. Edhe mbijetesa e aktit themelues të Këshillit NATO-Rusi e vitit 1997, "si një nga shtyllat e fundit me efekt veprues", vihet në pikëpyetje.
Ekspertët rusë do t'i analizojnë planet amerikane, ka thënë Grushko për Deutsche Welle-n. Rusia nuk është vëzhguese pasive e forcimit të prezencës ushtarake amerikane në Europë.
Prania si parim rotacioni
Pentagoni konkretizoi të mërkurën planet e mëparshme, sipas të cilave nga shkurti 2017 do të stacionohen në krahun lindor të NATO-s një brigadë e plotë me 4200 ushtarë, 250 tanke dhe armatime të tjera të rënda. Kjo brigadë do të lëvizë sipas një parimi rotacioni në vendet europianolindore. Ende nuk dihet se për cilat vende bëhet fjalë. Çdo nëntë muaj materialet dhe trupat do të ndërrohen. Uashingtoni e argumentoi këtë vendim me mbështetjen e vendeve europianolindore "përballë një Rusie agresive". Si shkas për këtë u mor veprimi rus në Ukrainë.
Rusia ka reaguar ndërkohë
Moska i ka bërë të ditura planet e saj, se do të stacionojë divizione të reja në perëndim të vendit. Ministri i Mbrojtjes, Sergej Shoigu u shpreh vetëm para pak ditësh, se Rusia do të vazhdojë me stacionimin e dy divizioneve të reja në territoret ushtarake në perëndim të saj. "NATO po e zgjeron potencialin e saj ushtarak në Europë në afërsi të drejtpërdrejtë me kufirin rus", deklaroi Shoigu. Më parë ministri i Mbrojtjes kishte bërë fjalë për tre divizione të reja në ruse në perëndim, njëri prej tyre do të jetë në rajonin Smolensk, në kufi me Bjellorusinë. Në fillim të shkurtit Ministria e Mbrojtjes në Moskë bëri të ditur rikonfigurimin në perëndim të ushtrisë së parë të tankeve, e shpërbërë në vitin 1998. Një hap i tillë është "logjik" për palën ruse, sepse SHBA dhe NATO po ndjekin "gjithnjë e më shumë një strategji të dobësimit të Rusisë", shkruan agjenica shtetërore ruse, Ria Novosti. Kjo ushtri me tanke është njëra pjesë e përgjigjes ruse ndaj forcimit të pranisë ushtarake amerikane, thotë eksperti ushtarak rus, Aleksander Golz.
Marrë me shkurtime nga Deutche Welle
Comments
Shto miell e shto uje, bahet
Shto miell e shto uje, bahet buka e madhe.
Njeni shton tanket dhe divizionet.
Edhe tjetri shton tanket dhe divizionet.
Politike irracionale.
Add new comment