Zoti e krijoi Evën nga brinja e Adamit, apo nga kocka e penisit, Baculum?
Zoti e krijoi Evën nga një brinjë e Adamit. Këtë na thotë Bibla, por nëse pranojmë se librat, edhe ata mitologjikë, bazohen në një të vërtetë për ta ekzgjeruar atë, kjo nuk korrespondon me realitetin. Një profesor në Izrael, Ziony Zevit i Biblical Literature & Northëest Semitic Languages në American Jeëish University në Kaliforni, thotë se është shumë e çuditshme se përse hebrejtë do të kanonizonin një histori që nuk përputhet me asnjë të dhënë. Mashkulli ka po aq brinjë sa edhe femra. Zevit thotë se Zoti e ka krijuar Evën nga baculum, ose kocka e penisit. Sipas këtij profesori, historia e përcjellë në Bibël, në kapitullin e Gjenezës, është keqkuptuar. Shumica e gjitarëve kanë baculum. Qentë, balenat etj., por njerëzit jo. Dhe sipas këtij profesori, Gjeneza, me historinë e krijimit të Evës na provon sesi njeriu e humbi baculumin. Zevit shtyhet më tej kur thotë se përkthyesit janë ngatërruar me fjalën “tzela” e cila shfaqet 40 herë në Bibël, por vetëm te Gjeneza trajtohet me kuptimin “brinjë”. Sipas tij, “tzela” në kohët antike i referohej organeve të dala të trupit: duarve, këmbëve dhe penisit. Por kjo është një hipotezë përderisa në Bibël thuhet qartë se: “Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. Pastaj Zoti me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu(sipas përkthimit shqip të Biblës së plotë). Zevit shton se baculum e kënaq shpjegimin, pasi e penisin lidhet vijimi i jetës, kurse me brinjën jo. Mirëpo gazeta “Haartez” që i ka kuhstuar një shkrim hipotezës në fjalë sjell në vëmendje një mit që i ka paraprirë Biblës në kohë e që ruan të njëjtën narrativë për krijimin e jetës. “Miti sumer i Enkit dhe Nihursag, na tregon një histori të jetës që gjenerohet nga brinja. Enki sëmuret dhe mamaja e tij e kuron duke lindur dy zotave nga brinja e saj. Një është Ninti, një emër lojë fjalësh me kuptimin e dyfishtë në gjuhën sumere – emri “brinjë” dhe folja “të krijosh jetë”. Pra Ninti ka kuptimin “Z. Brinjë dhe Zonja që jep jetë”. Eva po ashtu është quajtur “Nëna e të gjithë jetës”. Më tej parashtrohen edhe aryse gjuhësore që rrëzojnë teorinë e Zevit, e cila mbetet shumë ngacmuese.
http://www.haaretz.com/jewish/features/1.694338?utm_campaign=Echobox&utm...
Add new comment