zoti

Kryeministri: Mua më ka zgjedhur Zoti për të drejtuar Shqipërinë në këtë moment

Postuar në 03 Prill, 2020 22:52

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një lidhje me emisionin “Zonë e Lirë”. Ai është pyetur se duke qenë se po i ndodhet pranë Shqipërisë në ditë të vështira mos vallë është bir i Zotit. 

Zoti Rama është përgjigjur se gjyshja e tij thoshte se Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.(Minuta 14: 50). 

Pra Zoti mesa duket ka zgjedhur Edi Ramën në këto kohë, diçka që ai e ka deduktuar nga një thënie e gjyshes dhe nga bindja mesa duket se pa të Shqipëria kushedi ku do të ishte. 

Çfarë mendonte Ainshtajn për Zotin

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 11:21

Nëse do ishte shkruar në Twitter, do të ishte bërë virale. çfarë mendon një nga njerëzit më të famshëm në botë për fenë dhe Perëndinë:

"Fjala" Zot për mua nuk është veçse shprehje dhe produkt i dobësive njerëzore dhe Bibla nuk është asgjë më shumë se një përmbledhje e miteve të respektuara, por mjaft primitive"- shkruan Ajnshtajni një vit para vdekjes së tij në vitin 1954. Dhe fragmenti është 239 karaktere, më pak se kufiri i 280 karaktere e që lejon Twitter.

"Roftë" Zoti dhe Bashkëqeverisja! (Video)

Postuar në 04 Tetor, 2018 12:24

Qeveria e ka ngritur stekën e vetëvlerësimit nisur nga feedback-u që merr nga populli natyrisht.  

Më mirë se populli askush nuk mund ta shprehë kënaqësinë dhe mirënjohjen për pushtetin që i gjendet në ditë të vështira.

Dhe për këtë nuk duhet shumë punë, mjafton një ftesë, një mikrofon dhe populli flet vetë. Regjia është qëndrore dhe transmetimi live gjithashtu..

Kur qeveria legalizon edhe Zotin

Postuar në 28 Mars, 2017 13:38

Kemi ardhur në një pikë ku qeveria kërkon të flitet për të edhe në marrëdhëniet me Zotin. Kryeministri i dha dje trajta satire dorëzimit një leje legalizimi për Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Një humor i pa vend që u ngjan batutave të ish-Kinostudios për të cilat sot ka një debat tejet të rëndësishëm. Kryeministri ndoshta i pëlqen të duket si një prej atyre personazheve duke kënaqur egon e spektatorëve që votojnë edhe për arsye që lidhen me "vlerat" kulturore dhe kombëtare të ish-Kinostudios.

Historia është një "Zot i fshehur"*

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 11:49

Kanë kaluar më shumë se katër dekada nga vdekja e teoricienëve të fundit të mëdhenj marksistë të kulturës europiane. Bëhet fjalë për Lucien Goldmann dhe György Lukács. Bashkë me ta është zhdukur, zhbërë edhe bota e tyre,. Shoqëria socialiste e përfaqësuar nga Bashkimi Sovjetik nuk është më prej kohësh. Mbeten Kina, Vietnami, Koera e Veriut, Kuba, Laos, Eritrea, Turkmenistan, Bjellorusia. Pjesa tjetër lëkundet, shfaqet, zhduket, rishfaqet njësoj si Le Dieu cache, Zoti i fshehur i librit me të njëjtin titull të Goldmann dalë në shtyp në vitin 1955.

Kur shkruante fshehurazi Elena Luli, për Zotin e komunizmin!

Postuar në 22 Shkurt, 2016 17:37

Zbulohen vargjet e diktaturës, një skaner mbi internimin, burgun dhe ironia e ndërtimit të njeriut të ri. Elena Mirakaj Luli, ndarë nga jeta në vitin 2001, nuk është njohur si poete; për herë të parë kemi një botim me 22 vargje, që janë shkruar në vitet e regjimit, të mbledhur nga Eugjen Merlika, në librin “Flutura”, e shkruar fshehurazi në kohë të ndryshme.

Zoti e krijoi Evën nga brinja e Adamit, apo nga kocka e penisit, Baculum?

Postuar në 08 Janar, 2016 22:49

Zoti e krijoi Evën nga një brinjë e Adamit. Këtë na thotë Bibla, por nëse pranojmë se librat, edhe ata mitologjikë, bazohen në një të vërtetë për ta ekzgjeruar atë, kjo nuk korrespondon me realitetin. Një profesor në Izrael, Ziony Zevit i Biblical Literature & Northëest Semitic Languages në American Jeëish University në Kaliforni,  thotë se është shumë e çuditshme se përse hebrejtë do të kanonizonin një histori që nuk përputhet me asnjë të dhënë. Mashkulli ka po aq brinjë sa edhe femra. Zevit thotë se Zoti e ka krijuar Evën nga baculum, ose kocka e penisit.

Subscribe to RSS - zoti