“Limiti” i një vrime të zezë: Masa e 50 miliardë yjeve

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 19:53

Vrimat e zeza kanë një kufi dhe ky mund të sillet për ilustrim në përmasën e 50 miliardë diejve. Shumica e galaktikave kanë vrima të zeza në qendër të tyre, përqark të cilave ka një disk gazi që orbiton. Humbja e energjisë e çon gazin drejt vrimës së zezë, duke e ushqyer atë. Këto disqe mendohet se janë të paqëndrueshëm dhe teorikisht besohet se një vrimë e zezë mund të rritet aq shumë sa të mund të “gëlltisë” diskun dhe ta shkatërrojë atë. Masa për të arritur një gjë të tillë është e jashtëzakonshme dhe deri më sot mendohej se një vrimë e zezë nuk e arrin dot këtë pikë.

Por në vitin 2008, një grup kërkuesish të drejtuar Priya Natarajan i Yale University dhe  Ezequiel Treister i Universiteti i Concepcion në Kili vlerësuan se duke u nisur nga sasia e masës që vrimat e zeza mund të kënë thithur që nga fillimi i universit e deri më sot, është e llogaritshme që më e madhja të ketë arritur në 50 miliardë diej. Nga vëzhgimet e deritanishme vrimat e zeza më të rënda arrijnë 40 miliardë mbi masën e Diellit tonë dhe sipas llogaritjeve të bëra nga një tjetër studiues, Andrew King i Universiteti të Leicester në Britaninë e Madhe, që një vrimë e zezë të arrijë të shkatërrojë diskun e jashtëm duhet të ketë masën e 50 miliardë diejve. Pa diskun, një vriumë e zezë nuk mund të “ushqehet” më dhe për rrjedhojë masa e saj stabilizohet përfundimisht, përveçse në rastet kur një yll bie direkt mbi të, apo një tjetër vrimë e zezë bashkohet me të. Përfundime që mbeten teorike, por që e zgjerojnë gjithsesi kuptimin mbi këtë dukuri në univers.  

https://www.newscientist.com/article/dn28647-black-holes-have-a-size-lim...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.