Organizata socialiste derë më derë për idealin e të bërit shtet
Shqiptarët kanë nevojë të njihen me qëllimin e vërtetë që ka mazhoranca në pushtet: atë të të bërit shtet. Kjo do t’u përcillet atyre derë më derë e shtëpi më shtëpi, nëpëmjet organizatave socialiste. Këtë praktikë të re që do të ndjekë Partia Socialiste në komunikimin me qytetarët e lajmëroi vetë kreu i saj gjatë takimit në Berat, ku tha se e majta duhet të hapet me njerëz të punës. “Për të bërë këto reforma është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës. Është e domosdoshme që organizatat socialiste të jenë struktura që përfshijnë të gjithë komponentët e shoqërisë në çdo lagje, në çdo fshat. Është e rëndësishme që organizatat e PS-së të hapen ndaj njerëzve të punës, ndaj njerëzve të suksesit. Ndaj njerëzve që në jetën e tyre të përditshme janë shembull se si gjërat bëhen me vullnet, me punë dhe këmbëngulje”
Sipas kryeministrit ky model i ri i përqafimit të një ideali për të bërë shtet do të përfshijë çdo brez. “Këtu kam parasysh punëtorët dhe gratë punëtore në fabrikat e vogla. Këtu kam parasysh të gjithë ata ndaj të cilëve PS-ja ka detyrimin tu trokasë në derë dhe tu ofrojë mundësinë për të folur përmes PS-së, për ti mbështetur dhe për ti rritur cilësisht reformat tona. PS-ja nuk mund të jetë hapësira ku tema kryesore është ‘dua një punë në shtet’ dhe ‘pse hyri në punë ky dhe nuk hyra në punë unë’.”-theksoi Rama teksa prezantoi arritjet e qeverisë gjatë 3 viteve.
Add new comment