Spartak Ngjela sugjerim për amerikanët: Embargo qeverisë së Edi Ramës
Spartak Ngjela gjuan edhe një herë. Nuk dihet sa funksionon apo sa ndikim ka, por qasja e tij kundër Edi Ramës, po bashkohet me qasjen antisistem. Për ish-aleatin e ngushtë të Edi Ramës, Perëndimi është një destinacion i panegociueshëm për shqiptarët, të cilët duhet të mbajnë parasysh se kjo mazhorancë mund t’i çojë edhe drejt Moskës apo Pekinit. Ndaj Ngjela sugjeron embargo: “Ne sot humbasim 3 miliardë Euro ndihma strukturuese në vit; sepse kryeministri shqiptar, kjo maxhorancë dhe vëtë opozita, nuk e duan reformën në drejtësi. Nuk e duan sepse pas asaj nuk ka më As Metë, As Berishë; As turlilloj hajdutësh që kanë shkatërruar mirëqënien dhe prosperitetin shqiptar në 25 vjet. Nëse politika perëndimore, me të vërtetë e do reformën shqiptarë në drejtësi dhe në institucionet e pavarura; duhet ta kërcënojë këtë kryeministër me embargo; sepse ky kryeministër as e ka ditur ku ka qënë, dhe as e di se ku është politikisht. Vëtëm embargoja do ta elektrizojë shoqërinë shqiptare që të ngrihet, sidomos rininë, e cila duket se i ka hyrë realisht rrugës së emancimpimit shoqëror në Shqipëri. Politika amerikane duhet të jetë e sigurt se, kurrë nuk ka mundësi që ky kryeministër apo kjo maxhorancë, nga presioni i embargos perëndimore të shkojë në Moskë apo në Pekin. Kurrë. Sepse shqiptarët mund t’i shkallmojnë me themel për këtë gjasë”, thotë ai.
Add new comment