Të shkatërrohet trashëgimia kulturore

Postuar në 26 Shtator, 2015 22:19
Andis Muka

 

Le të shkatërrohet trashëgimia kulturore duke ia filluar me çdo objekt arkitektonik i periudhës së pushtuesve osmanë, ku do të veçoja kështjellat, të cilat nëse qëndrojnë në këmbë sot është dhe pasojë e atyre e shekujve, pastaj me lagjet e Beratit, pa garniturën komuniste të ish-kombinatit, me ato të Gjirokastrës e Korçës, me pedonalen e Shkodrës, me xhami, teqe, kisha, varreza e ndonjë urë, të shpëtuar prej rafshimit enverist, që u ndërtuan ose u riparuan në atë peridhë. Kur të mbarohet me pushtuesit osmanë, të kalohet te mbeturinat e pushtuesve të tjerë, praktikisht: pjesët helene, romake, bizantine, serbo-bullgare, venedikase, austriake, franceze, italiane e sovjetike. Me këtë logjikë, kështjella e Lezhës, si ngrehinë pushtuesish, nuk ka arsye të ekzistojë.

 

Çfarë mebetet? Pa frikë: pikat e karburantit, kioskat dekorative përgjatë rrugëve, katakombet e Lezhës mbi stacionin e trenit, ky qytet në tërësinë e tij postkomuniste, që ndonjë mendimtar i Mapo rreket ta tregtojë si atraktivë turistike, Komuna e Parisit, vija bregdetare, e nuk ka të sosur, deri te fauna, ku, jo pa ofenduar banorët e saj, Eduart Ndocaj mund të jetë pjesë e pasurisë sonë kulturore autoktone. Nuk shpëton as varri i Skënder-beut, si kishë-xhami e ngritur dhe e konservuar prej/gjatë pushtuesve, e as vetë emri Skënder, që Nodcaj i referohet në kujtim të ezistencës shqiptare, e cila në konkluzion të 500+100 viteve ka prodhuar (dhe ka ngelur të perdoret nga) përfaqësues si ky.

 

Mund të kemi, më në fund, një Shqipëri të pastër për ta RiSHKRUAR Ndocaj, siç e do ai, me bojë të kuqe dhe, sipas traditës, me ‘I’ të madhe shtypi me ‘pikë’ sipër. Nga fotoshopet e sheshit Skënderbeu, është kaluar në aktivistët e nxitur nga Ndocaj për ta rishkruar historinë me kazëm – për momentin vetëm me bojë, se kaq bart konteksti – dhe hapi tjetër mbetet të jetë rishkrimi me pushkë.

 

“Dënojë shkarravitjen e Kështjellës, se është pronë e gjithë shqiptarë”, u shpreh Ndocaj, pasi kishte shkruar se “u bëj thirrje lezhjanëve e qytetarëve, shqiptarëve të vërtetë të shkojmë të gjithë bashkërisht e ta shporrim këtë pllakë turpi”. Dhe shqiptarët e vërtetë e dëgjuan, vepruan fshehtas, në emër të kombit (si përkufizohet ky komb?), ashtu si deputeti në pritje, që sapo kërkoi shkatërrimin e pasurisë kulturore në emër të kombit, e mohoi, dhe i dënoi shqiptarët e vërtetë, gjithmonë duke iu refereuar kombit. Ama dënimin nuk e begenisi njeri, përveç institucioneve të akuzuara.

Motivacione më të hollësishme të shkatërrimit mund të lexohen në komentet e faqes zyrtare të Ndocajt (i cili i bën jehonë publike), që janë thjesht forma e vulgarizuar e tezave të përpunara prej kohësh, nga njerëz të mendimit, dhe të injektuara nëpër media nga reparte propagande, të cilët kur nuk duhet të ekspozohen duartrokasin Ndocajt, Myftarajt e Velot e momentit, duke krijuar dritaren e shfajësimit, se “Ata” janë e keqja, kurse “Ne” prodhojmë mendim, jo urrejtje. Megjithëse asnjë prej atyre që etiketojnë Ramën si antidiçka – deputetet e përjashtuar, arrestuar dhe dorehëqur janë momentet kulmore të këtij patosi – nuk reagoi ndaj nxitjeve të Ndocajt për të shkatërruar, mbase sepse “nuk janë ata fajtorë”, do të thoshte Jozefina Topalli, por “Edi Rama”.

Për aq sa reagojnë përfaqesues institucionesh publike, të mos harrohet – e këtu Topalli ka të drejtë – se Ndocaj është përzgjedhur nga një shef partie i cili tani në postin e Kryeministrit nuk e fsheh dot pikëllimin për shkatërrimin e Bibliotekës së Mosulit, fton vartësit ta ‘mbysin turkun’ – çfarë është turku përveçe simbol etno-kulturor? – dhe emëron drejtues të Arkivit Qendror të Shtetit një thes votash që ia certifikon memorien Ndocajt me një libër historie. Moda e fajësimit të Mbretit, Enverit, Kryeminstrit, Turkut, Serbit, Malokut e Katundarit vetëm sa lë në hije ata që s’prodhojnë tjetër gjë veç urrejtjes e përjashtimit, pastrojnë dhe baltosin kultura, orientojnë memorie, shijet e ushqimit dhe të muzikës, sanksionojnë kush dhe çfarë duhet të jemi Ne dhe të jetë Tjetri. Kjo klimë prodhon dhe përdor deputetin në pritje, më shumë se sa kryeminstri, i cili maksimumi mund të ndryshojë personazhin, por jo të transformojë klimën, që me këto ritme e ka të garantuar përkeqësimin.                                                              

"Postbllok.com"

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

I kemi shumë qejf këto deklaratat rokoko. Po të ishin dërguar në ndonjë gazetë italiane apo amerikane, s'do kishin marrë mundimin fare as t'i lexonin, jo më t'i botonin. "Distruggiamo i monumenti!" ose "Let's destroy our monuments, just for fun!" Pfffff.

Submitted by monumenti (not verified) on

po cdo pllakati turk ne lezh mor plere e mbetur turku?jau qiu nenen e tani na flisni me mendje turku po ne shqip gjasme.hiqeni ate pllakat te shemtuar qe andej.mjaft me arabizma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.