Rusia pozicionon 28 avionë luftarake në Siri, zyrtarët amerikanë: Rrezikojnë paqen
Rusia ka dislokuar 28 avionë luftarakë në Siri, pohuan këtë të hënë zyrtarët amerikanë, duke konfirmuar praninë e trupave në rritjen e pranisë ushtarake të Moskës në kombin e shkatërruar nga lufta. Uashington në javët e fundit ka shprehur shqetësim të lartë në lidhje me lëvizjet e Rusisë për të mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad dhe paralajmëroi se mbështetja ushtarake ndaj këtij regjimi rrezikon përpjekjet e mëtejshme, duke penguar në sjelljen e paqes. Ekspertët thanë se shtimi i avionëve luftarakë ngjan me një prelud për sulme ushtarake.
Burimi: AFP
Add new comment