SHBA rishikon planet rezervë. Në konsideratë konflikti me Rusinë, me apo pa NATO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rifutur në axhendë përgatitje për një konflikt të armatosur me Rusinë. Revista “Foreign Policy” shkruan se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë, që SHBA po merr në konsideratë përballjen e armatosur me Moskën. “Duke patur parasysh mjedisin e sigurisë, veprimet e Rusisë, është bërë e qartë se ne kemi nevojë të përditësojmë planet që kemi në përgjigje të ndonjë agresioni të mundshëm ndaj një vendi aleat në NATO”, citon FP një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes. Këto plane ndjekin dy drejtime: një përqendrohet në atë se çfarë SHBA mund të bëjë si pjesë e NATO-s nëse Rusia sulmon në nga vendet anëtare. Varianti tjetër merr në konsideratë veprimet e SHB A jashtë ombrellës së NATO-s. Të dyja planet vijnë në një pikë të përbashkët pasi parashikojnë inkursionet ruse në Baltik. Sipas të njëjtit zyrtar, aksioni ushtarak i Rusisë në Krime ka diktuar ndryshimin e taktikës, që shkon tej luftës tradicionale.
http://foreignpolicy.com/2015/09/18/exclusive-the-pentagon-is-preparing-...
Add new comment