Implantet e trurit, goditje suksesi për të rritur kujtesën
Diçka e ngjashme me Matrix, jemi duke hyrë në një epokë ku ka të ngjarë të rrisim kujtesën me disa goditje në tru. Një duzinë njerëzish të cilët iu nënshtruan dorëzimit të impianteve të trurit për goditje në shënjestër të mendjes së tyre, rezultoi në përmirësim të kujtesës në testet e provuara. Këtë e bëri të ditur autoriteti shkencor i DARPA në një konferencë në St.Louis javën e kaluar. Këto implante një ditë do të mund të përdoren për të rikthyer kujtesën tek njerëzit që vuajnë nga dëmtimi traumatik i trurit apo probleme të tjera neurologjike, thanë përfaqësuesit e agjencisë. “Ashtu siç përmirëson teknologjia e këtyre pajisjeve plotësisht implantuese, dhe siç ne mësojmë më shumë rreth asaj se si ta stimulojmë trurin gjithnjë e më të saktë për të arritur efekte më terapeutike, besoj se jemi duke në rrugë të mbarë për të fituar një kapacitet kritik për të ndihmuar luftëtarët tanë të plagosur dhe të tjerët që sot vuajnë nga probleme të vështira neurologjike”, tha menaxheri i programit Justin Sanchez në një deklaratë.
Add new comment