Reforma në Drejtësi, Halimi flet për ura bashkëpunimi me mazhorancën
A mundet që për shkak të një bashkëpunimi pozitë-opozitë siç është dhe Reforma në Drejtësi, të hidhen hijet e dyshimit për një plan aleancë mes dy partive të mëdha PS e PD? Kjo gjë po ndodh përditë në tregun mediatk. Gjithçka mund të ndodhi, edhe pse liderët përkatës e kanë mohuar së fundit një gjë të tillë. Megjithatë bashkepunimi për Reformen në Drejtësi është një shkas më shumë për të aluduar
Sipas gazetës “Sot” deputetët e PD-së nënvizojnë se opozita tashmë ka nisur bashkëpunimin me qeverinë. Këtë e konfirmoi nënkryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Eduard Halimi, në një prononcim për gazetën “Sot”. “Partia Demokratike do të propozojë një platformë të sajën. Kjo do të kërkojë bashkëpunim me mazhorancën, por nëse do të ketë apo jo, këtë nuk e di ta them unë pasi do të varet edhe nga qëndrimet e palës tjetër”, theksoi deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi
Ndërsa Keltis Kruja, deputet i Partisë Demokratike dhe një prej anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi, por që është tërhequr për shkak të angazhimeve të tjera në parti, ka pohuar në një prononcim për gazetën “Sot”, se opozita e ka shprehur qëndrimin e saj bashkëpunues. Kruja tha se deputetët e PD tashmë janë bërë pjesë e reformës dhe që këtu ka nisur bashkëpunimi me mazhorancën. Ai tha se kjo reformë duhet të jetë e gjithanshme dhe konsensuale. “Ne kemi shprehur qëndrimin tonë si opozitë. Jemi bërë pjesë e reformës pikërisht që të ketë bashkëpunim dhe reforma duhet të jetë e gjithanshme dhe sigurisht që të jetë reformë konsensuale”, deklaroi deputeti i PD. Njëkohësisht, deputeti Kruja konfirmoi se opozita do të jetë më prezente në parlament por edhe jashtë tij. Ai tha se në bazë të reformave që do të ndërmarrë qeveria “Rama”, opozita në çdo rast do të jetë aktive në reagimet e saj. Kruja u shpreh se opozita do të jetë prezente jo vetëm në diskutimet në parlament por edhe jashtë tij.
Add new comment