Vendimi, paga minimale tani 21 mijë lekë

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:19

 

Ashtu siç dhe është bërë e ditur më parë paga minimale në shkallë vendi tashmë do të jetë 21 mijë lekë. Në mbledhjen e djeshme të kabinetit të qeverisë, u miratua vendimi efektet e të cilit nisin që prej 15 korrikut 2012.  "Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj të jetë 21 000 (njëzet e një mijë) lekë", thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas këtij vendimi paga bazë minimale mujore do të jetë për 174 orë punë në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 121 lekë.  Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.