Rusia kufizon internetin. Luftë pronografisë apo opozitës?

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:23

uftë kundër pornografisë apo opozitës ngrenë pyetjen aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi pas miratimit të ligjit që mbështet kufizimin e qasjes në internet.  Rusia është e ndarë dhe nuk mungojnë përplasjet në interpretimin e ligjit të ri që autorizon paraqitjen e "listave të zeza" të faqeve të internetit.

Kryeministri Dmitri Medvedev tenton të distancohet  nga polemika, duke thënë se ëebi duhet të jetë i  lirë, por  njëheresh dhe "subjekt në një numri të caktuar rregullash." 

Duke adaptuar versionin e paraqitur nga partia e tij Rusia e Bashkuar për të evituar qasjen ndaj faqeve ekstreme në rrjet. Interpretim ky që megjithatë ka ngjallur jo pak skepticizëm në rradhët e opozitës që sheh në legjislacionin e ri hapin e parë drejt censurës në atë qe deri dje ishte hapësira e vetme e vërtetë për diskutime dhe debate anti-qeveritare.

Çfarë është e rëndësishme është të kuptohen kriteret që do të frymëzojnë këto lista të zeza thonë kritikët ndërsa qëllimi i deklaruar i Aktit janë faqe interneti që nxisin akte pedofile,  vetëvrasje apo konsum të drogës. Që të hyjë fuqi, ligjit i nevojitet tani miratimi i  Këshillit të Federatës dhe nënshkrimi i  presidentit Putin.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.