Fund embargos, anija amerikane çon ndihma në Kubë

Postuar në 14 Korrik, 2012 04:50

Një anije mallrash e ngarkuar me ushqime dhe produkte të ndihmës humanitare mbërriti në Havanë pas nisjes nga Miami, duke u bërë anija e parë që drejtpërdrejt bashkon dy portet në më shumë se një gjysmë shekulli. "Ana Cecilia" çoi produkte të shportës bazë por dhe mjekime, veshje e mobilje të dërguara nga familjet në Miami për të afërmit e tyre që jetojnë në Kubë. Udhëtimi i dha fund një pezullimi 50-vjeçar pas vendosjes së embargos amerikane. Në portin e ishullit me rreth 1 milion banorë, njerëzit ishin rreshtuar në skelën e portit në pritje të ndihmave. Ndërsa në Kubë janë prezantuar disa reforma që flasin për një hapje më të madhe të ishullit të izoluar dhe Presidenti amerikan Barack Obama ka lehtësuar kufizimet ndaj udhëtimeve në vijën detare 145 kilometra të gjatë nga Miami në Havana.

 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.