Zjarre në Europë, qindra të evakuar në Portugali e Greqi

Banorët që jetonin pranë kryeqytetit të ishullit portugez të Madeiras u detyruan të linin shtëpitë e tyre, teksa zjarret vazhdonin të kërcënonin hektarë të tërë me pyje. Një zjarr në rrethinat e Funchal thuhet se ka shkatërruar 2 shtëpi e ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën 25 të tjera.
Në total, 100 persona tashmë kanë mbetur pa shtëpi. Dhjetra njerëz janë paraqitur në qendrat e kujdesit shëndetësor pasi kanë pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes, megjithatë nuk ka të dhëna për pacientë në gjendje kritike. Dhjetra zjarrfikës kanë ardhur në ishull nga Lisbona e po punojnë për shuarjen e flakëve.
E ngjashme është situata në Greqi, ku një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pyjet në të dalë të Athinës, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen. Zjarri, i cili është përhapur si pasojë e erës së fortë ka shkatërruar disa shtëpi.
Albanian Screen
Add new comment