"Luftë për ishujt". Japonia kërcënon Kinën

Japonia është gati për luftë në mbrojtje të ishujve të saj . Kryeministri japonez Yoshihiko Noda ka deklaruar se Japonia është e gatshme të dislokojë ushtrinë nëse është e nevojshme për të mbrojtur ishujt e kontestuar Senkaku, që quhen nga Kina dhe Taivani Diaoyu.
"Nëse një vend fqinj bën diçka të paligjshme në afërsi të ishujve Senkaku ne do të dërgojmë forcat e mbrojtjes për të trajtuar situatën në mënyrë të vendosur. Por masat parandaluese për menaxhimin e krizës, duke përfshirë edhe zgjidhjen diplomatike, janë në tryezë për të parandaluar skenarë të tillë"- tha Noda.
Kryeministri i bëri këto deklarata para parlamentit pak para se ministri i Mbrojtjes, Satoshi Morimoto të deklaronte se nuk ka asnjë ndryshim në politika përsa i përket ishujve të kontestuar.
Kjo është hera e parë që një udhëheqës japonez në mënyrë eksplicite deklaron se do të dislokohet ushtria për të përforcuar rojet bregdetare japoneze nëse është e nevojshme.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Tokios dhe Pekinit janë përkeqësuar ndjeshëm në fund të vitit 2010, pasi Japonia arrestoi kapitenin e një anije kineze peshkimi pranë ishujve të kontestuar.
Arkipelagu i pabanuar ndodhet 2000 kilometra në jug të kryeqytetit japonez dhe mendohet se është i rrethuar nga rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror.
Albanian Screen
Add new comment