Marshim antiqeveritar në Shën Petësburg, ndalohen 10 persona

Policia ruse ndaloi 10 protestues në një marshim antiqeveritar në Shën Petersburg, të cilët ishin ulur ne tokë, duke mbajtur postera kundër presidentit Putin. Marshimi në fjalë ishte organizuar nga lëvizja "Strategjia 31" e cila prej vitit 2009 mban protesta për të shënuar të drejtën e manifestimit paqësor të garantuar përmes nenit 31 të Kushtetutës.
Çdo datë 31, ata mbajnë protestën e radhës, të vetmet që vazhdojnë perodikisht edhe në Moskë. Së fundmi, nga një sërë manifestimesh kundër rikthimit të Putin në krye të Kremlinit, nuk kanë mbetur shumë aktive. Policia nuk lejon marshimet e tyre, dhe liderët e opozitës ruse thonë se kjo taktike tregon qartë se Putin është i shqetësuar nga protestat.
Albanian Screen
Add new comment