Presidencialet në SHBA, Obama në krye të sondazheve

Presidenti amerikan, Barack Obama arriti të tejkalojë nivelin prej 50 për qind të votave në tre shtete kyçe për zgjedhjet amerikane të 6 nëntorit, Florida, Pensilvani, Ohio, sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac/CBS News/New York, publikuar sot.
Të paktën 100 ditë nga zgjedhjet presidenciale, Barack Obama ka marrë 51 për qind të votave në Florida, kundër 45 për qind për kundërshtarin e tij republikan, Mitt Romney, 53 për qind në Pensilavani kundër 42 për qind dhe 50 për qind në Ohaio kundër 44 për qind për Romneyn.
"Nëse do të ishim më 6 nëntor, presidenti amerikan, Barack Obama do të fitonte ndjeshëm në shtetet kyçe, në Florida, Ohajo dhe Pensilvani'', theksoi Peter Brown, zëvendësdrejtori i Insitutit të Sondazheve në Universitetin Quinnipiac.
Ballkanweb.com
Add new comment