Kaliforni, falimenton qyteti i tretë

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:16

 

Qyteti i San Bernardinos në Kaliforni ka bërë kërkesë për ndihmë pas falimentimit për shkak të defiçitit buxhetor prej 46 milionë dollarësh dhe vazhdimit të hetimeve të vështira kriminale. 

Qyteti listoi asetet dhe borxhet e tij që shkojnë mbi 1 miliard dollarë, tregojnë dokumentat, duke u bërë qyteti i tretë i shtetit që falimenton brenda një muaji. 

Kryetari i bashkisë, Patrick Morris deklaroi se San Bernardino ka kërkuar që ndaj tij të shmangen aksionet ligjore nga ana e kreditorëve. 

Në qershor ishte qyteti i Stoktonit që falimentoi, i ndjekur nga Mamuth Lejks në korrik. Këshilli bashkiak i qytetit San Bernardino miratoi vendimin për të zyrtarizuar kërkesën për mbrojtje nga falimentimi muajin e kaluar. 

Kryebashkiaku Morris konfirmoi falimentimin dhe u tregoi mediave lokale se si ishte ndjerë keq në momentin që kishte firmosur dokumentat. 

Megjithatë, ai e mbrojti vendimin duke thënë se ishte i nevojshëm për të shmangur konfiskimin e pasurive të qytetit nga instancat gjyqësore. 

 

San Bernardino, që ndodhet 96 kilometra në lindje të Los Anxheles, ishte goditur më herët nga një krizë e shkaktuar nga humbja e shtëpive. 

Edhe pse vlerësohet se qyteti ka rimarrë në zotërim 5 mijë shtëpi, San Bernardino po lufton me një kuotë papunësie që arrin në 16 për qind, pothuajse dyfishi i nivelit mesatar kombëtar. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.