Rrënojat e Babilonisë, në rrezik nga një tubacion nafte

Një tubacion nafte rrezikon të dëmtojë seriozisht rrënojat e qytetit të lashtë të Babilonisë në Irak duke shkaktuar mosmarrëveshje mes qeverisë ne Bagdad dhe UNESKO-s.
Arkeologët thonë se rrënojat e këtij qytetërimi që datojnë më shumë se 4000 mijë vjet më parë janë duke u shkatërruar në mënyrë që të vendoset aty tubacioni i naftës.
Por kjo nuk është hera e parë që ndërmerren veprime të cilat mund të shkatërrojnë këtë qytet. Edhe ish-lideri Irakian Sadam Hysejn pati ndërtuar në këtë zonë një prej pallateve të tij. Një prej drejtuesve që merret me kujdesin e këtij qyteti deklaroi se shpresonte që tubacioni i naftës të ndryshonte drejtim, duke kaluar në një zonë tjetër më pak të rëndësishme.
Ballkanweb.com
Add new comment