Raporti 6-mujor, KLSH: 5 miliardë lekë dëm shtetit

Postuar në 06 Gusht, 2012 04:56

 

Pesë miliardë lekë dëm në gjashtë muaj i është shkaktuar shtetit shqiptar. Shifra vjen nga raporti 6-mujor i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku 3.5 miliardë lekë janë shkaktuar nga parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera. Sektorët ku konstatohen shkeljet më të mëdha janë në fushën e shitjes dhe dhënies më qira të pasurisë shtetërore, në prokurimet publike, shpenzimet operative, në fushën e urbanistikës, etj.

Gjatë këtyre 6 muajve KLSH ka dorëzuar në Prokurori 18 kallëzime penale, ku janë të përfshirë 54 punonjës të administratës publike. Vetëm pak kohë më parë qeveria shkarkoi nga detyra kreun e Komunes Lenie në Gramsh, për shpërdorim detyre dhe fondesh. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.