Kukësi pa energji

Kompania e shpërndarjes së energjisë “CEZ” njoftoi të martën në mbrëmje se ka ndërprerë shpërndarjen e energjisë në nënstacionin elektrik të Rexhepajt në Kukës.
Nga ky nënstacion varet me energji furnizimi në të gjithë zonën.
Sipas “CEZ”, ndërprerja u bë e detyrueshme pasi stacioni u pushtua sërisht nga një grup njerëzish në shenjë proteste.
Sipas “CEZ”-it, rreth 150 persona të cilëve u janë prerë dritat pasi nuk i paguajnë ato janë hedhur në protest ashtu si disa ditë më parë, në të njëjtin nënstacion.
Për të shmangur ndonjë tragjedi, “CEZ”-i ndërpreu furnizimin dhe kërkon largimin e të gjithë manifestuesve, për të rinisur shpërndarjen e energjisë në zonë.
top-channel.tv
Add new comment