Nagasaki kujton 67-vjetorin e sulmeve

Postuar në 09 Gusht, 2012 05:30

Në ditën kur Nagasaki po shënon 67-vjetorin e shpërthimit atomik që çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, kryetari i këtij qyteti, Tomihisa Taue, i bëri thirrje Japonisë të lirohet nga frika bërthamore,përfshirë frikën ndaj aksidenteve të fuqisë bërthamore. 

Taue foli gjatë ceremonisë përkujtimore për 74 mijë viktimat që patën vdekur më 9 gusht 1945, si pasojë e sulmit të Shteteve të Bashkuara.

Kreu i qytetit japonez u zotua për mbështetjen e njerëzve, jeta e të cilëve u prek nga ngjarjet e vitit të fundit në Fukushima.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së vendit që të “krijojë politika të reja për energji në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri e lirë nga frika ndaj radioaktivitetit”. Ndërkohë, kryeministri Jokishino Noda, kërkoi zhdukjen e armëve bërthamore.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.