Francë, autoritetet dëbojnë romët, i rikthejnë në Rumani

Autoritetet franceze vijuan politikat mjaft të debatueshme të nisura nga ish-presidenti Sarkozy, për dëbimin e romëve nga kampet e tyre, duke i kthyer ata në Rumani.
Dy kampe ku strehoheshin më shumë se 350 romë u evakuuan me forcë nga qytetit verior të Lilës, ashtu si në Paris dhe Lion pak kohë më parë.
Politikat për kthimin e romëve në Rumani dhe Bullgari dhe shkatërrimin e kampeve të paligjshme në Francë u iniciuan nga qeveria e presidentit Sarkozy, në vitin 2010.
Një veprim i tillë u dënua nga komisionerja e Bashkimit Europian, Viviane Reding duke i krahasuar ato me deportimet e Luftës së Dytë Botërore. Sipas ministrit të Brendshëm Francez, Manuel Valls, një operacion i tillë ishte i domosdoshëm për të luftuar krimin dhe kushtet e rënda të higjienës.
Ballkanweb.com
Add new comment