Protesta në Spanjë, nëpunësit kundër shkurtimeve

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:20

 

Qindra nëpunës civilë demonstruan para Ministrisë së Thesarit të Spanjës për të protestuar kundër shkurtimeve në sektorin publik, sipas planit të shpallur nga qeveria spanjolle muajin e kaluar si një pjesë e masave të nevojshme të kursimit për të reduktuar defiçitin dhe për të siguruar mbështetjen e Bashkimit Evropian. 

Vetëm një ditë më parë, Banka Qendrore Evropiane deklaroi se kishte përfshirë dhe Spanjën bashku me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë në listën e vendeve që duhet të bëjnë shkurtime të rrogave në sektorin publik. Por sipas pjesëmarrësve në demonstratë, shkurtimet janë të padrejta. 

Qeveria e Spanjës ka krijuar një sërë masash shtrënguese me  qëllim zvogëlimin e defiçitit të saj publik; mes të tjerave dhe një rritje të TVSH nga 18 në 23 për qind.  Ekonomia e Spanjës pritet të tkurret me 1.5 për qind këtë vit dhe 0.5 për qind në vitin 2013, sipas parashikimeve zyrtare.
 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.