Përleshje të dhunshme në Francë, 116 të lënduar

Ndërtesa dhe makina shpërthyen në flakë gjatë natës në Amiens, në Francë si pasojë e përleshjeve mes të rinjve dhe policisë në qytetin Verior. Gjashtëmbëdhjetë policë u plagosën e rreth 100 të rinj pësuan plagë të lehta gjithashtu. Ata qëlluan me fishekzjarre e bomba molotov kundër forcave të rendit në shenjë proteste për arrestimin e një të riu për drejtim të rrezikshëm të automjetit të tij.
Menjëherë drejt qytetit është nisur ministri i brendshëm francez, Manuel Valls ndërsa François Hollande ka premtuar të rivendosë rendin. "Prioriteti ynë është siguria, që do të thotë se buxheti i ardhshëm do të përfshijë burime shtesë për xhandarmërinë dhe policinë",-deklaroi Hollande në reagimin e tij për ngjarjen.
Trazirat në Amiens filluan në orën 9 të mbrëmjes e përfunduan rreth orës 4, kur mbërritën përforcimet e policisë. Rreth 150 policë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shuar dhunën.
Albanian Screen
Comments
Me siguri kane qene myslimane
<p>Me siguri kane qene myslimane ose/dhe zezake, sepse jane te dhunshem dhe nuk duan/munden te integrohen si njerez te civilizuar, por sillen si kafshe ne shtepine e tjetrit!</p>
Add new comment