Filmi për "gay"-t, çmim në Pogradec

Postuar në 11 Shtator, 2012 08:17

Edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë u mbyll me sukses në Pogradec; duke sfiduar skeptikët që e mendonin si të vështirë këtë event, në një periudhë krize jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore. 

Tre organizatoret: Fatos Baxhaku, Eno Milkani dhe Gerta Qurku dukeshin më të relaksuar këtë vit, ndërkohë që këtë vit, duket se prodhimet kroate ishin të një cilësie shumë më të mirë se filmat e vendeve të tjera. 

Ndërkohë dokumentari i parë që flet për jetën e dy çifteve gej në Shqipëri u shpall fitues i një çmimi special në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Kinemanë e këtij qyteti. 

Ishte anëtarja e jurisë ndërkombëtare Anne Poulsen nga Danimarka ajo që i dhuroi kupën, një qyp prej qeramike, bashkëautorit të këtij dokumentari Kristi Pinderi. 

Ai u shpreh se "duhet guxim për një qytet të vogël si Pogradeci për të pranuar filma që flasin për tema që ende shkaktojnë protesta në qytete të tjera, por kjo nxjerr në pah një tjetër vlerë të këtij qyteti të mrekullueshëm: atë të tolerancës". 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.