Banorët në Topojanin e Flamurit jo vetëm që s’janë shtuar, por duan të largohen të gjithë nga varfëria

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 02:09

Një reportazh i Top Channel sjell një panoramë të zymtë nga komuna e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka. Topojani i Kukësit mund të jetë komuna më e varfër në vend, ku tek tuk has ndonjë shtëpi. Edhe ata që kanë mbetur duan të ikin. Por Flamuri e ka bërë atë komunën me më shumë banorë të kthyer për të jetuar

Rishpërndarja e mandateve për zgjedhjet e vitit 2013 ka ndezur një përplasje të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas shifrave zyrtare të ofruara nga Drejtoria e Gjendjes Civile ne Ministrinë e Brendshme, qarku Berat dhe ai Korçë humbin nga një mandat për shkak të rënies së numrit të popullsisë, ndërsa Kukësi që deri pak kohë më parë gjendej në të njëjtën situate, me shifrat e fundit ruan mandatin e saj të katërt për shkak të banoreve të kthyer për të jetuar sërish në këtë zone siç lexohet në shifrat zyrtare të ofruara.

Por ndryshe nga realiteti i ofruar në letra, terreni tregon një tjetër gjë. Topojani, që zyrtarisht rezulton si komuna ku janë kthyer më shumë banorë, plot 166, në terren është braktisur në masë të madhe e po braktiset çdo ditë nga banorët e saj, kjo për shkak të vështirësive të shumta si pasojë e pozicionit gjeografik apo nga mos kujdesja ndaj fshatrave të kësaj zone. Edhe shumë banorë të mbetur kërkojnë të largohen për zona të tjera, ndërkohë që ata vetë e quajnë të pamundur kthimin e banorëve që kanë zbritur vite më parë pranë qyteteve siç lexohet nga letrat.

Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.