E mbytur në borxhe. Shëndetësia, 22 miliard lekë për ilaçet

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 10:39

Opozita e konsideron shumë të varfër buxhetin e shëndetësisë për vitin 2013. Deputetët e majtë thanë se 28 miliardë lekët e këtij buxheti do të shkojnë vetëm për larjen e borxheve të institucioneve shëndetësore, borxh që kap vlerën e rreth 22 miliardë lekëve. Sipas Eltar Dedës, borxhi më i madh është marrë për ilace, në një kohë që në spitale ka mungesa të theksuara.

"Ky është një buxhet që punon vetëm për borxhet. Shifra 22 miliardë e borxheve që kemi ne, që keni ju si ministri ndaj palëve të treta do të thotë që gjithë ky buxhet është i adresuar vetëm për atë pjesë. Është pjesa më e korruptuar që ka sistemi i shëndetësor. Spitalet, bëhen prokurimet, por sot e kësaj dite janë pa ilaçe"- tha Deda.

Drejtori i planifikimit të buxhetit pranë Ministrisë së Shëndetësië, Sajmir Kadiu tha se borxhi nuk do të paguhet brenda vitit dhe ai nuk do të pengojë investimet në shëndetësi. Vec këtij buxheti Kadiu tha se afro 9 miliardë lekë do t'i shtohen këtij buxheti nga të ardhurat dytësore të sigurimeve shëndeëtësore.

"Borxhet janë kryesisht për medikamentet. Kjo nuk është ndonjë shenjë pozitive, por kjo lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ligjin e prokurorimeve. Është një një situatë që ka nisur rreth vitit 2000. Ne duam të bëjmë një prokurorim total të gjërave. Nuk është që mund të shlyhet brenda një viti. Kjo do një bashkëpunim me institucione të tjerë. Kam përshtypjen që shëndetësia ka shumë më pak detyrime"- tha Kadiu.

Në buxhetin për shëndetësinë, parashikohet që rreth 13 miliardë lekë të shkojnë për sistemin spitalor, 9 miliardë lekë për sistemin shëndetësor parësor dhe pjesa tjetër për investime dhe vaksiminin e fëmijëve. Buxheti u votua në parim në Komisionin e Shëndetësisë vetëm me votat e deputetëve të djathtë, ndërsa javën e ardhëshme pritet të diskutohet më me detaje.

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.