Gjanica përmbyt Fierin

hirat e rrëmbyeshem të një nate më parë kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Fierit.
Dhjetëra shtëpi dhe njësi shitjeje janë përmbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjet Kongresi i Përmetit, 1 maji dhe lagja “Liri”, si pasojë e vërshimit të lumit Gjanica.
Niveli i ujit brenda banesave ka kaluar 50 cm duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Shtëpitë e pëmbytura janë ndertuar në të dy anët e lumit Gjanice. Që prej ores tre të mëngjesit, skuadrat zjarrëfikëse kanë filluar punën për të nxjerrë ujin nga lokalet dhe njësite tregëtare.
Të indinjuar, banoret shprehen se lumi Gjanica, i cili kalon përmes qytetit të Fierit është mbushur me mbeturina e materiale inerte, çka ka bërë që të ngushtohet shtrati i lumit, duke u kthyer në një shqetësim të përhershëm për banorët.
Nga vërshimi i Gjanicës, një natë më parë janë demtuar rreth 400 shtëpi dhe njësi tregëtare.
Kjo përmbytje konsiderohet më e madhja në 20 vitet e fundit ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për pastrimit e shtratit të lumit nga inertet.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë akuzuar vazhdimisht banoret se kanë ndërtuar shtëpi dhe njësi tregtare brenda në shtratin e lumit.
Top channel
Add new comment