Kapen në Shkodër 169 kg marijuanë, arrestohen 4 persona

Postuar në 23 Shkurt, 2014 04:39

Rreth 169 kilogramë hashash janë sekuestruar sot në Shkodër. Droga u gjet brenda një automjeti me targa Durrësi, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona. Sipas policisë, të arrestuarit janë Aleksandër Shpati, Arben Shpati, Paulin Shpati dhe Blinar Luka. Policia bëri të ditur se droga u gjet në automjetin me targa të Durrësit ndërsa dy automjete të tjera e shoqëronin për siguri. Tashmë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të skemës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.