Rama në tryezën e BERZH-it: Do bëjmë reformë fiskale.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 06:04

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Tema kryesore e këtij takimi ishte investimi në Ballkanin Perëndimor. Rama deklaroi se se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen për integrimin. Sipas tij, në Shqipëri do të kryhet një reformë e thellë fiskale ndërsa shtoi se e njëjta gjë do të kryhet edhe me financat publike. Ai shtoi se zhvillimi i infrastrukturës do të jetë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare për ta sjellë atë në standartet europiane. Rama gjithashtu i bëri thirrje investitorëve të huaj të vijnë të investojnë në Shqipëri duke u premtuar atyre se do të gjejnë tek qeveria një partnere të denjë për të zhvilluar biznesin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.