Balla: Berisha është Janukoviçi i Shqipërisë.

Deputeti socialist Taulant Balla komentoi mbi ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe qëndrimet e tija të fundit në raport me zhvillimet në Ukrainë. “Dëgjova nga mediat se ish-Kryeministri i Shqipërisë i kish dërguar një letër urimi lideres së opozitës ukrahinase Julia Timoshenko. Dy gjëra duhet t’ia themi qartë sot. E para, Timoshenkos nuk mund t’i çojë një letër urimi një njeri si Sali Berisha, i cili ka vrarë protestues njëlloj si diktatori Janukoviç në Ukrainë. E dyta, Sali Berisha shumë vite Kryeministër nuk i çoji një letër në burg Timoshenkos dhe në asnjë institucion ndërkombëtar Sali Berisha nuk tha një fjalë të vetme për shtypjen e opozitës në Ukrainë”, u shpreh Balla.
Comments
Sa bosh vazhdon te jete ky
<p>Sa bosh vazhdon te jete ky njeri.</p><p>Balla,sa kot qe flet!</p>
Add new comment