Ekzekutohet me injeksion përdhunuesi e vrasësi i 15-vjeçares.

Ekzekutohet i akuzuari për përdhunimin e vrasjen e një 15-vjeçareje.
Mediat amerikane njoftojnë se Michael Taylor, i burgosur nga Mossouri, është ekzekutuar.
Ai akuzohej se 25 vjet më parë në Kansas, kishte rrëmbyer një adoleshente, e kishte dhunuar dhe e kishte vrarë.
Ngjarja ndodhi në vitin 1989, kur adoleshentja ishte duke pritur autobusin për të shkuar në shkollë. Autori i krimit u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës. 15 vjeçarja, Ann Harrison ishte viktimë e krimit ndërsa babai i Ann dhe dy nga xhaxhallarët e saj ishin të pranishëm në ekzekutimin e Taylor.
Add new comment