Identifikohet personi i vrarë te liqeni në Tiranë, pronar tokash në Sauk.

Policia ka identifikuar 52 vjeçarin që është vrarë në rrethana misterioze në pronën e tij vetëm metra larg Liqenit artificial në Tiranë.Sipas policisë, 52-vjeçari Lutfi Peti është gjetur pa jetë në vendin ku në faktduhej të ishte roja i serave dhe stallës së tij.Familjarët kanë konstatuar të parët ngjarjen dhe më pas policia ka konfirmuar se 52-vjeçari ishte vrarë duke u goditur me sende të forta në kokë.Sipas të dhënave ë policisë mësohet se hetimet janë fokusuar tek një grabitje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të hetimit, siç është ajo e konflikteve të viktimës.Lutfi Peti kishte zëvendësuar rojen e pronës së tij mbrëmjen e të mërkurës, pasi ai kishte patur një problem dhe e kishte të pamundur që të vinte në punë.Ekspertët e policisë së Tiranës kanë krehur të gjithë pronën e Lutfi Peti, me shpresë gjetjen e ndonjë prove për identifikimin e autorëve. Peti ishte një pronar tokash të shumta në zonë ku ishin ndërtuar dhe janë në ndërtim disa pallatë.Pritet gjatë hetimit marrja në pyetje rojes si dhe të afërm dhe familjarëve të tij, për të orientuar hetimet dhe gjetur fajtorët e këtij krimi makabër.Pas kryerjes së ekspertizave në vendngjarje, trupi i 52 vjeçarit është dërguar në spitalin e mjekësisë ligjore, për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes së tij.
Add new comment