Krujë, i dënuari tenton vetëvarjen me çarçaf në burg.

Një i dënuar 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në burgun e Zaharisë, ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e qelisë së tij. Mësohet se i dënuari Fatmir Velia ka tentuar të vetëvaret me një çarçaf, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Rojet e burgut kanë shmangur vetëflijimin e të dënuarit, ndërsa mjekja e burgut të Zaharisë i ka dhënë ndihmën e parë 34-vjeçarit, i cili tashmë është rrezikut për jetën.
Add new comment