Itali, bllokohen 2 ton drogë me origjinë nga Lazarati.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:34

Një sasi e madhe droge që dyshohet se është me origjinë nga Lazarati, është sekuestruar në Rimini të Italisë.
Policia informon se 2 ton marijuanë dhe vihen në pranga 3 shqiptarë dhe një rumun.
Kapja e kësaj sasie të madhe lënde narkotike ka ardhur në kuadër të hetimeve të operacionit të koduar “100%”. Autoritetet italiane thonë se droga vinte nga Shqipëria dhe është transportuar përmes një skafi 10 metër të gjatë.
Policia ka thene se origjina e droges vërtetohet nga imazhet ajrore, të cilat tregojnë se skafi kishte mbërritur në Itali nga Shqipëria. Grupi kriminal ishte nën hetim për trafikimin e rreth 100 kg kokainë dhe heroinë të sekuestruar gjatë shtatorit të vitit 2013. Përgjimet telefonike kanë zbardhur faktin se grupi i strukturuar kriminal ishte duke pritur një sasi të madhe lënde narkotike dhe që kjo sasi pritej të vinte nga brigjet e Adriatikut. Komandanti i Guardia di Finanza për Riminin, Mario Venceslai, ka deklaruar se ka një ndryshim në skenarët e organizimit të trafikimit të lëndëve  narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.