Tiranë, i vihet zjarri makinës së policisë, dëme materiale.

Postuar në 04 Mars, 2014 08:21

Makina e një efektivi të policisë është djegur sot gjatë natës. Mësohet se mjeti tip ‘Toyota’ është përfshirë nga flakët në zonën ‘Ali Demi’.

Rreth orës 2 të mëngjesit makina e cila i përkiste efektivit të policisë me iniciale M.M është shkrumbuar nga flakët.

Zjarrfikëset shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nisur hetimet e zbulimit të autorëve të aktit kriminal.

Nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar. Pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve të mundshme për motive pronësie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.