Tiranë, dhuna gjatë protestës për vrasjen e Karelit, pezullohen 4 oficerë policie.

Postuar në 13 Prill, 2014 12:17

Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas akteve të dhunës së ushtruar dje nga policia e shtetit dhe ajo e Tiranës ndaj qytetarëve që protestuan për vrasjen e Ilia Karelit, pranë ambasadës greke.
Burimet zyrtare kanë thënë se Drejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё zhvilloi analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore.
Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.
Pёr kёtё arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra pёr katёr punonjёs policie, pasi kanё vepruar nё kundёrshtim me procedurat standarde tё miratuara pёr menaxhimin e tubimeve.
Rasti i bёrё publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat pёrkatёse pёr veprimet jo etike, jo prefesionale dhe nё kundёrshtim me ligjin tё punonjёsve tё policisё.
Njёherazi nga Policia e Qarkut Tiranё ёshtё komunikuar dhe i ёshtё kёrkuar ndjesё gazetarit pёr çdo veprim aprofesional.
Policia e Tiranёs bёn edhe njё herё thirrje protestuesve pёr pёrmbajtje dhe respektim tё ligjit. Policia e Tiranёs siguron gjithё qytetarёt se nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe ligjet nё fuqi do tё respektojё çdo kёrkesё pёr tubime paqёsore dhe do tё marrё masa pёr mbarёvajtjen e tyre, njёherazi u kёrkon qytetarёve qё tё respektojnё kёrkesat ligjore pёr zhvillimin e tubimeve.
Njёkohёsisht, Policia e Tiranёs mbetet e pёrkushtuar pёr tё garantuar siguri pёr qytetarёt dhe standartet mё tё larta nё shёrbim ndaj qytetarёve dhe shoqёrisё, thuhet në deklaratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.