Rimbursimi i TVSH-së, qeveria shlyen rreth 80 milion dollarë.

Ministria e Financave ka shpallur listën e subjekteve për detyrime për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e shtuar që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë.
Në muajin mars 2014, kur qeveria shqiptare miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura ndaj biznesit dhe individëve, Ministria e Financave publikoi listën me subjektet dhe faturat për likuidim.
Deri më tani, kur është mbyllur java e dytë e muajit prill, Ministria e Financave ka zhbllokuar rreth 160 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH dhe atij energjetik. Por, nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike, Ministria është duke procesuar për vitet 2010-2011, te rimbursimi i TVSH ka avancuar duke mbyllur kështu 2013-n, pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi.
Nëse llogarisim edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, në total fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin gati në 200 milionë dollarë. Për vitin 2014 është parashikuar në buxhet të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura dhe nga ecuria e deritanishme rezulton se është paguar gati më shumë se gjysma
Add new comment