Ministria e Financave informon pёr ecurinё e pagesave pёr borxhet e prapambetura.

Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave ka publikuar se fundmi ne ueb (Programi / Shlyerja e Detyrimeve te Prapambetura) dy tabela shlyerjet edetyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH-së deri më dt. 24.04.2014 dhe shlyerjet e detyrimeve të prapambetura për investimet publike deri më dt .24.04.2014.
Tabelat paraqesin te listuara kompanite me detyrimet ne fushen e investimeve dhe te rimbursimit te TVSH, te cilave u jane çelur fondet ne thesar nga Minitria e Financave.
Sikurse do te shikoni, te kolona Vlera e Shlyer, duket qarte se jo te gjitha kompanite i kane terhequr parate.
Publikimi i tabelave me kompanite, daten e fatures, daten e krijimit te pageses, institucioni me te cilen ka lidhur kontrate, shumat, etj, qe nga dita e pare e nisjes se procesit behet ne kuader te transparences se plote, per ti njohur me ecurine e pageses.
Me kete rast, Ministria e Financave i fton kompanite te njihen me statusin e tyre dhe te vijojne me procedimin e faturave per detyrimet e prapambetura.
Ecuria me pagesat
Në muajin mars 2014, sapo qeveria shqiptare miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura ndaj biznesit dhe individëve, Ministria e Financave publikoi listën me subjektet dhe faturat për likuidim.
Deri më tani, në mbyllje të muajit prill, Ministria e Financave ka zhbllokuar rreth 160 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH dhe atij energjetik.
Në lidhje me rimbursimin e TVSH, Ministria ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Pra, nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike Ministria është duke proçesuar për vitet 2010-2011, te rimbursimi i TVSH ka avancuar duke mbyllur kështu 2013-n (pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi).
Nëse llogarisim edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, në total fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin gati në 200 milionë dollarë. Për vitin 2014 është parashikuar në buxhet të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura.
Ministria e Financave u bën thirrje subjekteve private të njihen me listën e detyrimeve të hedhura në thesar dhe të proçedojnë me pagesën në institucionet përkatëse.
Add new comment