Reforma territoriale, Fino: Më 15 maj dalin variantet. Bufi: Vetëm 5 qarqe.

Komisioni për reformën territoriale administrative në mbledhjen e paradites së sotme, ka thirrur një grup ekspertësh të pavarur për t'u konsultuar. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni Bashkim Fino, i cili i drejton punimet në mungesë të anëtarëve të opozitës, deklaroi se më 15 maj Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi do të prezantojë variantet për ndarjen e re territoriale. Si përfaqësues i ekspertëve të pavarur duke prezantuar zërin e shoqërisë civile, ish-deputeti socialist Ylli Bufi deklaroi se shumica e njësive vendore janë inefiçente. Sipas tij në të gjithë vendin nevojiten 5 qarqe dhe më tej këto qarqe duhen ndarë në 88 bashki, të cilat duhet të mbajnë emra me kuptim historik. Që nga momenti i nisjes së punimeve të komisionit për reformën territoriale, opozita ka refuzuar të bëhet pjesë, duke bërë që punimet të vazhdojnë vetëm me anëtarët e mazhorancës.
Add new comment