Korçë, kapen 97 kg drogë, pranga poseduesit, në kërkim 4 persona.

Postuar në 04 Maj, 2014 05:48

Një aksion i përbashkët i policisë së Korçës dhe asaj greke kanë bërë të mundur sekuestrimin e 97 kg kanabis sativa si dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, mbrëmjen e djeshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
 
Kështu në pranga të policisë ka rënë 40 vjeçari Ylli Tango, ndërsa 4 persona të tjerë të cilët e shoqëronin kanë arritur të arratisen duke përfituar edhe nga errësira dhe moti i keq.
 
Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 6 çanta me peshë 97 kg, dhe dyshohet se kishte si destinacion Greqinë.

Ndërkaq policia është vënë në ndjekje të 4 peronave të tjerë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.