Tiranë, dolën për të luajtur zhduken vëllezërit 9 dhe 11 vjeç.

Postuar në 04 Maj, 2014 10:48

Dy fëmijë të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç rezultojnë të zhdukur që prej mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë të Tiranës. 
 
Burime nga policia sqarojnë se dy vëllezërit Doris dhe Abaz P, 9 dhe 11 vjeç janë zhdukur orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë ndërsa sot policia ka nisur kërkimet. 

Familjarët që kanë denoncuar zhdukjen në polici, kanë sqaruar se dy fëmijët kanë dalë nga banesa në orën 09:00 të mengjesit të ditës së djeshme dhe për herë të fundit janë parë në orët e mbrëmjes. 

ORA 17:00, GJYSHI: PËR HERË TË FUNNDIT FËMIJËT JANË PARË NË NJË AUTOBUS

Pas 24 orëve të zhdukjes së dy fëmijëve të mitur, 9 dhe 11 vjeç, gjyshi i tyre nga nëna në një lidhje telefonike për “A1 Report” tregoi se hera e fundit dy vëllezërit janë duke hipur në një autobus të linjës së autobusëve të Uzinës autotraktor, në një drejtim për të cilin ende nuk dihet.

Familja ishte me origjine nga Dibra dhe si rrëfen gjyshi i fëmijëve për A1 Report , është njoftuar policia për humbjen e tyre pasi orët e para pas largimit te tyre, vëllezërit janë kërkuar tek familjaret e tyre.

PISTATA E HETIMIT

Policia nuk po heton për momentin pistën e rrëmbimit të tyre por atë që lidhet me të ëmën e tyre .
 
Ne prill të një viti më parë, mamaja e dy fëmijëve Dallendyshe P ka plagosur një person në Kamëz, krim për të cilin prej një viti po vuan dënimin në burg. 
 
Babai i fëmijëve kishte 4 muaj që i ishte bashkuar familjes ku jetonin dhe fëmijët e humbur. Fotot janë dërguar policisë së Tiranës nga babai Kjo e fundit po kërkon në zona specifike sipas raporteve dhe dëshmive të të afërmve.

Ndërkohë, thuajse e gjithë Drejtoria e Policisë së Tiranës, është angazhuar në kërkim të dy djemve. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.